Shuhet zjarri në lagjen Kaprre, Beci falenderon banorët dhe efektivët që u angazhuan për 20 orë
Vatra e zjarrit e cila u shfaq rreth mesditës të së mërkurës në lagjen Kaprre ka arritur që të vihet nën kontroll mëngjesin e kësaj të enjte.
Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit, e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve. Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër bëhet me dije se po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.Strukturat e pushtetit vendor janë në gatishmëri të plotë dhe deri tani situata po menaxhohet dhe nuk ka rrezik që vatra e zjarrit të përfshijë zonën e banuar. Edhe kryebashkiaku Benet Beci gjatë orëve të para të mëngjesit falenderoi në rrjetet sociale banorët e Thethit dhe të gjithë punonjësve që u angazhuan në fikjen e zjarrit në lagjen Kaprre.