Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë,
Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë të kujdesit për fëmijët.
Në keto dy vite, 4 shkolla në qytet janë në proces të rikonstruksionit të plotë: Ndre Mjeda, Kolë Idromeno, Arben Broci dhe Hamdi Bushati, duke përfituar 1646 nxënës nga kushtet moderne mësimore të krijuara.
Gjithashtu, janë kryer rikonstruksione në 7 kopshte dhe çerdhe, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për mbi 320 fëmijë.
Në proces është edhe rikonstruksioni total i Shkollës “Ismail Qemali” me 850 nxënës përfitues, si dhe i Kopshteve “Ton Alimhilli” dhe “Bep Tusha”, që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e edukimit për 300 fëmijë. Vlera e këtyre projekteve arrin në 390 milionë lekë.
Terrenet sportive të shkollave kanë qenë një tjetër prioritet i rëndësishëm, ku qeveria qëndrore dhe ajo lokale po i kushtojnë vëmendje të veçantë kushteve për brezin e ri.
Janë ndërtuar 4 fusha sportive pranë shkollave Adem Haxhija, Prenkë Jakova, Dëshmorët e Prishtinës dhe Xheladin Fishta, nga të cilat përfitojnë 1300 nxënës dhe komunitetet përreth.
Aktualisht janë në proces edhe 2 ambiente të tjera sportive: Palestra pranë shkollës “28 Nëntori” dhe Fusha Sportive “Tring Smajli”, me 982 nxënës përfitues.
Për një mjedis më të sigurt dhe më efikas, është ndërmarrë edhe instalimi i kaldajave dhe eliminimi i sistemit të ngrohjes me gaz në të gjitha shkollat dhe kopshtet publike të Bashkisë Shkodër.
Këto investime dhe të tjera që priten të fillojnë: janë pjesë e vizionit tonë për një arsim cilësor dhe të sigurt për çdo fëmijë në Shkodër.
Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: votoni numrin 5, për vazhdimësinë e investimeve, për më shumë mundësi dhe për një Shkodër që mbështet arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.