Muller
Në rikthimin e tij si titullar kundër Stuttgartit, pas disa ndeshjeve të para nga pankina, 34-vjeçari Thomas Muller tregoi edhte një herë vlerat e tij, ndonëse ka humbur vendin fiks në 11-en fillestare të Bayernit të Mynihut. Veterani ka luftuar për të fituar minuta në fushë muajt e fundit, ndonëse konsiderohet si një nga ikonat e klubit gjerman.
Sulmuesi ka luajtur vetëm 436 minuta në kampionat dhe 705 minuta në kompeticionet e tjera, madje edhe me kombëtaren gjermane, idhulli i bavarezëve, nuk ka luajtur shumë.
Pas kuaintave, drejtuesit dhe trajnerët e kampionëve të Gjermanisë kanë luftuar që ti rinovojnë kontratën lojtarit, pasi ndikimi i tij është i madh edhe jashtë fushe. Vetë Muller ka thënë se dëshiron që të luajë të paktën deri në vitin 2025 dhe ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Bayerni nëse nuk merr ofertën e duhur.
Drejtuesit e klubit e kanë marrë mesazhin, largimi i një idhulli mund të sjellë reagimin e tifozëve, prandaj po mendojnë që të rinovojnë kontratën (që skadon në fund të këtij sezoni) me sulmuesin. Muller ka luajtur vetëm me fanellën e Bayernit në karrierën e tij dhe në 454 takime ka shënuar 145 gola.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.