Categories: LajmeSociale

Shumë mbetës në provimin e gjuhës së huaj, maturantët e pakënaqur paralajmërojnë protestë

Dalja e rezultateve të provimit për gjuhën e huaj që u dha afro dy javë më parë ka sjell reagimin e një pjese të maturantëve, nëpër rrjete sociale. Të pakënaqur nga vlerësimi, ata paralajmërojnë zhvillimin e një proteste para Ministrisë së Arsimit në ditët në vijim. Komentuesit maturantë thonë se nota e tyre e tri viteve ka qenë 10, ndërsa në test janë vlerësuar më ulët, çka për ta është e padrejtë.

Gjuha e huaj çeli Maturën Shtetërore më datë 3 qershor, provim i cili për një pjesë të maturantëve ishte i një niveli mesatar. Por me daljen e rezultateve pakënaqësitë janë shtuar.

Të dhënat zbuluan se në të gjithë vendin pati 119 maturantë të cilët u vlerësuan me notën 10, teksa 952 gjimnazistë ishin mbetës në gjuhë të huaj. Krahasuar me një vit më parë, performanca duket të jetë në dishezë, duke ulur ndjeshëm numrin e ekselentëve dhe rritur numrin e mbetësve. Përkthyer në shifra, diferenca nga vjet tregon 924 më pak ekselentë dhe 568 më shumë mbetës.

Por maturatët kanë të drejtën e bërjes së një ankese. Ky është viti i dytë që maturantët kanë të drejtën e rivlerësimit të tezës, pas ndryshimeve të bëra në rregulloren e vitit 2023 sipas së cilës;

-Maturantët apo kandidatët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit, 1 (një) ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve.

-Dhe, pasi është pajisur me fotokopjen e testit, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën Sipas rregullores, ankesa për notën në provimet e maturës, dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore me datë 3 korrik, pasi kanë dalë notat e të gjithë provimeve.

Mbetet për t’u parë nëse gjimnazistët do të ndjekin rrugën zyrtare për të ankuar rezultatin apo do të dalin në protestë, sikundër komentojnë nëpër rrjetet sociale.  Këtë të martë, ata do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e matematikës, i treti në radhë. I fundit provim që përmbyll maturën shtetërore është Lënda me Zgjedhje, më datë 24 qershor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

6 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

6 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

7 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

7 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

7 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

19 hours ago

This website uses cookies.