Shyhet gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK
Pas ndarjes nga jeta të Endrju Strong, avokatit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, trupa e Gjykatës Speciale me seli në Hagë vendosi të anulojë të gjitha seancat e parashikuara për këtë vit lidhur më çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupa gjyqësore e kryesuar nga Çarls Smith pranoi kërkesën e ekipit të mbrojtjes, që kryesohet nga avokati Ben Emerson për shtyrjen e seancave të kësaj jave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Të gjithë në këtë sallë kanë detyra të vështira dhe në punën tonë ne bëjmë të pamundurën për aq sa kemi mundësi. Në të njëjtën kohë ne kemi edhe anën njerëzore, pasi nuk jemi vetëm avokatë apo juristë të ulur këtu. Endrju gjithmonë ka bërë të pamundurën. Ai ishte avokat i përkushtuar dhe do të na mungojë të gjithëve” Charles Smith, Gjyqtar i Gjykatës Speciale në Hagë.
Ngushëllime shprehën edhe prokurorët e tjerë. Duke treguar respektin ndaj Endrju Strong, ata e vlerësuan si avokat të talentuar. Strong ka qenë pjesë edhe e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt, kur u gjykua në Hagë. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK do të rinisë pas pushimeve dimërore më 15 janar të vitit të ardhshëm.