Categories: LajmeRajoni

Shyhet gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK

Pas ndarjes nga jeta të Endrju Strong, avokatit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, trupa e Gjykatës Speciale me seli në Hagë vendosi të anulojë të gjitha seancat e parashikuara për këtë vit lidhur më çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupa gjyqësore e  kryesuar nga Çarls Smith pranoi kërkesën e ekipit të mbrojtjes, që kryesohet nga avokati Ben Emerson për shtyrjen e seancave të kësaj jave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 
  
“Të gjithë në këtë sallë kanë detyra të vështira dhe në punën tonë ne bëjmë të pamundurën për aq sa kemi mundësi. Në të njëjtën kohë ne kemi edhe anën njerëzore, pasi nuk jemi vetëm avokatë apo juristë të ulur këtu. Endrju gjithmonë ka bërë të pamundurën. Ai ishte avokat i përkushtuar dhe do të na mungojë të gjithëve” Charles Smith, Gjyqtar i Gjykatës Speciale në Hagë.

Ngushëllime shprehën edhe prokurorët e tjerë. Duke treguar respektin ndaj Endrju Strong, ata e vlerësuan si avokat të talentuar. Strong ka qenë pjesë edhe e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt, kur u gjykua në Hagë. Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK do të rinisë pas pushimeve dimërore më 15 janar të vitit të ardhshëm. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.