Gazetat më prestigjoze në Europë kanë komentuar takimin mes Holandës dhe Anglisë. Kjo ndeshje ka marrë vëmendjen edhe të medieve spanjolle, të cilat kanë nisur që sot të përgatisin terrenin për finalen e ditës së diel.
“Daily Star” dhe “Daily Express” kanë luajtur me momentin kur u vendos ndeshja dhe emrin e lojtarit deciziv, i cili quhet Oli Uotkins. “Çfarë fundi” (Wat a finish), titullohej “Daily Star” dhe “Daily Express”.
Me emrin e sulmuesit të Aston Vilës ka luajtur edhe “The Guardian”, e cila titullohej: “Ole, ole, Ollie!”.
Ndërsa në Holandë “Sport Wereld” ka zgjedhur një fotografi të Simons të dëshpëruar dhe titullin: “E dhimbshme”.
Sa u përket gazetave spanjolle vihet re një ndarje krahinore. Gazetat shumë pranë Realit të Madridit, siç janë “Marca” dhe “AS” vihet re janë projektuar drejt finales. “Hej Xhud, do të shihemi në Berlin”, titullon “Marca” ndërsa “AS”: “Si të kemi Angli?”.
Mediet katalanase kanë kaluar gjithçka në plan të dytë dhe janë fokusuar tek ylli i Barcelonës, Lamine Jamal. “Mundo Deportivo” ka cituar titujt e të gjithë gazetave, të cilat janë referuar asit të Barçës dhe titullohej: ”Impakti Lamine”. Ndërsa “Sport”: “Yll botrorë”.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.