Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja

Paracetamoli është një mrekulli për shumë prej nesh.

Ne e marrim atë për dhimbjen e kokës, dhëmbit dhe disa sëmundjeve.

Ai mund të trajtojë temperaturën e lartë dhe është gjithashtu një përbërës në një sërë ilaçesh për të ftohtin dhe gripin.

Por, si funksionon saktësisht? Si mund të trajtojë një tabletë e vetme një shumëllojshmëri problemesh?

Kur duhet të merrni paracetamol?

Paracetamoli zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjet dhe ethet tek të rriturit dhe fëmijët.

Megjithatë ai mund të trajtojë edhe probleme si:

  • Dhimbja e kokës
  • Dhimbjet muskulore
  • Artritin
  • Dhimbjet e dhëmbëve
  • Ftohjet
  • Dhimbjet e shpinës

Doza e zakonshme është një ose dy tableta 500 mg në të njëjtën kohë.

Ju mund të merrni paracetamol çdo katër deri në gjashtë orë ose deri në katër herë në ditë nëse është e nevojshme.

Mund ta merrni para ose pas ngrënies dhe nuk duhet të merrni më shumë se katër doza në 24-orë.

Kush nuk duhet të marrë paracetamol?

Zakonisht paracetamoli është një nga medikamentet e para që jepen, pasi është i përshtatshëm për shumicën e njerëzve.

Paracetamoli është i mirë për gratë që janë shtatzëna ose që ushqejnë me gji.

Megjithatë disa njerëz duhet të jenë më të kujdesshëm kur marrin paracetamol dhe duhet të konsultohen me mjekun ose farmacistin e tyre për këshilla.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse më parë keni pasur një reaksion alergjik ndaj tij, keni probleme me mëlçinë, merrni ilaçe për epilepsinë ose tuberkulozin, konsumoni rregullisht sasi të mëdha alkooli ose merrni ilaçe të tjera.

Si funksionon ai në organizëm?

Çuditërisht, ende nuk e dihet saktësisht se si funksionon paracetamoli.

Ilaçet kundër dhimbjes në përgjithësi janë në gjendje të bllokojnë proceset që shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Dhimbja ndodh kur sinjalet elektrike udhëtojnë nga vendi ku ndjeni dhimbje tek nervat, më pas në palcën kurrizore derisa mbërrijnë në tru.

Në tru ato japin sinjalin që diçka nuk po funksionon siç duhet.

Për shembull nëse digjni dorën nga një objekt i nxehtë reagimi juaj i menjëhershëm është të hiqni dorën prej tij.

Megjithatë dhimbja është një proçes i dobishëm që na mbron nga dëmtimet e mëtejshme.

Gjithashtu kur pësoni një dëmtim në një zonë të caktuar të trupit, aty fillon të çlirohet një lloj kimikati që quhet prostaglandina.

Ajo shton dhimbjen dhe krijon inflamacion në atë pjesë të trupit.

Paracetamoli bën që trupi të ndalojë prodhimin e këtij kimikati duke pushuar dhimbjen.

Ai nuk ka efikasitet vetëm tek vëndi ku ndjeni dhimbje por edhe në tru aty ku dhimbja perceptohet.

Pra kur ndjejmë dhimbje është edhe për shkak se truri ka marrë këto sinjale dhe duhet të veprojë.

Paracetamoli bllokon përçimin e këtyre sinjaleve në tru që shkaktojnë dhimbje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.