Si e mori emrin fshati Guri i Zi?, studiuesi: Mendohet se krahina e mori emrin nga guri me përbërje vullkanike
Njësia administrative e Gurit të Zi e përbërë nga afro 11 mijë banorë, është e shtrirë buzë malit të Sheldisë me pamje tejet të bukur. Studiuesit, por edhe banorë të zones, të cilët janë marrë me studimin e historisë, tregojnë se kjo krahinë e ka marrë emrin nga një masiv shkëmbor me përmasa gjigande, i cili ndodhet në qendër të fshatit.
Ky gur shkëmbor magmatik ka lartësi 42 m mbi nivelin e detit. Ai ka forma të përzgjatura rreth 120 m, me gjerësi mesatare 50-60 m dhe me lartësi nga 8-10 m. Mendohet se është gur me bazë vullkanike.
Nuk ka të dhëna të sakta e as legjenda të trashëguara. Sfida jonë është të studiohet dhe të vlerësohet si objekt natyror dhe atraksion turistik me vlerë.