Lajme

Si kanë ndikuar produktet hidrokarbure në uljen e çmimit të naftës

Kanë shënuar rënie të gjitha produktet hidrokarbure. Nafta po shitet këtë javë me deri 5 lekë për litër më pak. Ulja është jo shumë e ndjeshme, por të bën përshtypje fakti se kjo ulje realizohet pothuajse nga të gjithë operatorët dhe në të njëjtën kohë! Një element që duhet të verifikohet nga Autoriteti i Konkurrencës për shkelje të ligjit respektiv, kur çmimet ngrihen ose ulen në të njëjtën kohë dhe nga të gjithë operatorët e tregut.

Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar?

RTSH iu referua së pari Bursës BREND të Londrës për të parë ecurinë e kontratave paraprake për naftën e përpunuar. Sikundër vihet re, nafta e papërpunuar ka shënuar rënie që nga shtatori i 2023, por rënia e korrik-gusht 2024 është ajo që ka sjellë edhe lëvizjet e fundit në tregun e karburanteve me pakicë.

Shqipëria ndjek trendin e Bursës Platz të Mesdheut. RTSH ka siguruar të gjitha të dhënat e zhdoganimit të naftës nga kjo bursë, përfshirë edhe deklaratat doganore të subjekteve importuese.

Sipas këtyre të dhënave, nafta në Shqipëri është zhdoganuar nga 830 USD për ton në 1 korrik 2024, në 783 USD për tonë në 31 Korrik. Trendi rënës ka vijuar edhe në Gusht.  Në 2 Gusht nafta është zhdoganuar me 779 USD/Ton, për të arritur në dy ditët e fundit në vlerën 756 USD për ton. Çmimet e mësipërme kanë të përfshirë edhe premion prej 30 USD/Ton. Pra, çmimi në Bursën e Mesdheut, për dy muajt e fundit, është 74 dollarë më pak, për një ton naftë të zhdoganuar.

Një tjetër tregues është Dollari Amerikan, valutë me të cilën tregtohen karburantet. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit me monedhën shqiptare ka rënë ndjeshëm.

Këta janë grafikët që tregojnë ecurinë mujore dhe vjetore të kësaj burse: Rënia është e ndjeshme nga 1 korrik 2023 deri në gusht të 2024. Pra nga 104 USD/Lekë deri në rreth 90 USD/Lekë. Ose më shumë se 13 për qind.

Këto të dhëna dhe analiza e tyre flasin për një mungesë të uljes së çmimit në treg dhe fitime të ndjeshme, që vijnë nga ky mosndryshim, sipas tregut ndërkombëtar të këtyre produkteve. As ulja në maj dhe, as ulja në gusht, nuk pasqyrojnë tregun real të karburanteve në Shqipëri. Dhe kjo duket qartë nga shifrat në zhdoganim dhe në kursin e këmbimit.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndeshjet e shtyra të Serie A dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë do të luhen të mërkurën

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut Federata Italiane e Futbollit lajmëroi se të gjitha…

15 hours ago

Kandidati i PS Lesha, takime me banorët – “Jam në këtë garë me misonin për t’i shërbyer qytetit”

Nga zona e Urës Dervishbeg, nga ku është lindur dhe rritur, kandidati i PS për…

16 hours ago

Shqipëria, udhëtimi i parë i Papa Françeskut pas marrjes së detyrës

Shqipëria ishte vendi i parë që Papa Françesku vizitoi në Europë pasi mori detyrën. Ati…

16 hours ago

Komunitetet fetare në vend reagojnë pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

Komunitetet fetare në vend kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke vlerësuar…

16 hours ago

Ndarja nga jeta e papa Françeskut, reagon politika shqiptare

Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke shpërndarë mesazhe përmes…

16 hours ago

Bilali: Duhet votë masive për PS-në / Kandidatja socialiste vijon takimet zgjedhore për 11 maj 2025

Deputetja dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka vijuar takimet me…

16 hours ago