Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut, çfarë duhet të bëni
Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve.
Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.
Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut kanë shumë shkaktarë dhe faktorë rreziku të përbashkët.
Ato mund të kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave të njëra tjetrës.
Cila Është Lidhja Mes Diabetit Dhe Tensionit të Lartë të Gjakut?
Studimeve të cilave thonë se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shfaqen së bashku në organizmin e njeriut dhe kanë shumë faktorë të përbashkët.
Ato janë:
- Obeziteti,
- Inflamacioni,
- Stresi oksidues,
- Rezistenca ndaj insulinës.
A Mundet Diabeti Të Shkaktojë Rritje të Tensionit të Gjakut?
Një person që vuan nga diabeti mund të mos ketë mjaftueshëm insulinë në organizëm për përpunimin e glukozës.
Insulina është një hormon të cilin trupi e përdor për të kthyer glukozën e marrë nga ushqimet në energji.
Në mungesë të insulinës, qelizat nuk furnizohen dot me energji dhe glukoza akumulohet në gjak.
Dëmi i shkaktuar prej saj është i gjithanshëm dhe ndikon tek veshkat dhe enët e gjakut.
Ky dëmtim nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe rrezikut për komplikacione të tjera.
Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga hipertensioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 për shkak të inflamacionit.
Të dyja këto sëmundje së bashku mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, ishemisë, dështimit të veshkave, humbjes së shikimit dhe sëmundjeve të zemrës.
Çelësi i Parandalimit Të Diabetit Dhe Shëndetit Të Mirë
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.
Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër.
Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.
Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.
Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.