Si ndikon vapa tek veprimi i ilaçeve të tensionit të gjakut

Njerëzit që marrin medikamente për tensionin e lartë të gjakut rrezikohen më shumë nga vapa se të tjerët.Ky rrezik është më i lartë në verë për dy arsye:

Medikamentet për tensionin e lartë të gjakut nxisin nxjerrjen nga trupi të lëngjeve.

Vapa bën të njëjtën gjë dhe dehidratimi është i pashmangshëm.

Ekspertët thonë se ka barna të caktuara për tensionin e gjakut që zgjerojnë enët e gjakut.

Edhe vapa bën të njëjtën gjë.

Në këtë pikë, tensioni i gjakut mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Si Të Mbroheni Nga Efektet Anësore Të Medikamenteve Dhe Të Vapës

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet të heqin dorë nga ilaçet me kokën e tyre dhe pa u konsultuar me mjekun.

Së dyti, ata duhet të tregojnë kujdes me hidratimin duke pirë shumë lëngje por jo alkol sepse ky i fundit të dehidraton më shumë.

Nëse ndiheni të këputur, gjeni një vend me ajër të kondicionuar ose ambjent të freskët.

Medikamentet Që Ju Bëjnë Më Të Ndjeshëm Ndaj Vapës

Ekspertët kanë identifikuar ilaçet e mëposhtme për efektin që japin në organizëm gjatë ditëve të nxehta.

Marrja e tyre në ditët e nxehta të verës mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj dritës së diellit.

Antidepresantët për shembull,zbusin aftësinë e trupit për të djersitur duke vështirësuar rregullimin e temperaturës së brendshme.Bëhet fjalë për :

Barnat kundër alergjive (loratadine, promethazine)

Barnat për kontraktimet e muskujve (atropine, scopolamine)

Barnat për sëmundje mendore (thioridazine, chlorpromazine, prochlorperazine)

Barnat qetësues dhe ato kundër dhimbjes ku përfshihet Advili, Ibuprofeni, Voltareni etj.

Barnat për tensionin e lartë të gjakut (mecamylamine, beta blockers)

Barnat për migrenën  (triptanes)

Si Të Dalloni Shenjat e Këputjes Nga Vapa

Nëse vëreni se krejt papritur ju kaplon dhimbja e kokës, rrahjet e zemrës janë të larta, frymëmarrja e rënduar dhe e shpeshtë, ju merren mendtë e ju vjen për të vjellë atëherë duhet të reagoni menjëherë.

Shtrihuni në një vend të freskët dhe shtrëngojini gjunjtë mbi zemër.

Lagni napa me ujë të ftohtë dhe vendosini mbi lëkurë

E fundit por jo për nga rëndësia, pini një gjysëm gote me ujë të kripur ose dhallë të kripur për çdo 15 minuta.

Megjithatë, në rastet kur nuk qetësoheni shpejt dhe gjendja e tillë vijon më gjatë duhet të konsultoheni me mjekun.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë! Nuk do të ndalemi para pengesave

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur angazhimin që marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë të funksionojë.…

3 minutes ago

Vaksinë e re për kurimin e astmës, pneulomogu: Më efektive se shumë doza kortizonikësh

Astma është një sëmundje kronike që mund të prekë individë të të gjitha moshave mund…

6 minutes ago

“K’cimi i Tropojës” pjesë e UNESCO, Rama: Trashëgimi e lënë nën pluhurin e harresës

“K'cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.…

9 minutes ago

Begaj takim me familjet shqiptare në Bolonjë: Krenar për sukseset e tyre në Itali

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë,…

19 minutes ago

Kurti takon Presidentin e KiE: Kosova, e përkushtuar drejt BE-së

Integrimi europian i Kosovës ka qenë në fokus të bisedës mes Kryeministrit të Kosovës Albin…

21 minutes ago

Policia e Kosovës gjen sërish armë dhe uniforma ushtarake në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë një bastisjeje të…

23 minutes ago

This website uses cookies.