Si ndryshon Liga e Kampioneve
Pas vitit 2024 të tre veprimtaritë e kupave të evropës për klube do të ndryshojnë formatin. Si do të përcaktohen grupet e si do të luhen ndeshjet?
Të gjitha skuadrat, klubet dhe tifozët duhet të fillojnë të mësohen me rregullat dhe formatin e Champions Ligës së re. 36 skuadra, me një renditje të vetme, sikur të ishte një mega kampionat. Kjo është filozofia e Championsit të ri. Një turne në të cilin situata mund të jetë në ekuilibër deri në ditën e fundit, duke shmangur humbjen e interesit të raundeve të fundit. E me eliminimin e drejtpërdrejtë do të vijë pjesa më e bukur. Pra 36 ekipe, të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup.
Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i hedhur në gusht në Monte Karlo. Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.
Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të hedhur në gusht. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, 17 për ata që kalojnë nga play-off. Sistemi gjithashtu revolucionarizon edhe Ligën e Evropës e Ligën e Konferencave. Gjithçka duket shumë më spektakolare dhe konfliktuale. Nuk ka mbetur shumë për kundërprovën.