Categories: LajmeSportFutboll

Si ndryshon Liga e Kampioneve

Pas vitit 2024 të tre veprimtaritë e kupave të evropës për klube do të ndryshojnë formatin. Si do të përcaktohen grupet e si do të luhen ndeshjet?

Të gjitha skuadrat, klubet dhe tifozët duhet të fillojnë të mësohen me rregullat dhe formatin e Champions Ligës së re. 36 skuadra, me një renditje të vetme, sikur të ishte një mega kampionat. Kjo është filozofia e Championsit të ri. Një turne në të cilin situata mund të jetë në ekuilibër deri në ditën e fundit, duke shmangur humbjen e interesit të raundeve të fundit. E me eliminimin e drejtpërdrejtë do të vijë pjesa më e bukur. Pra 36 ekipe, të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup.

Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i hedhur në gusht në Monte Karlo. Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit  e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.

Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të hedhur në gusht. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, 17 për ata që kalojnë nga play-off. Sistemi gjithashtu revolucionarizon edhe Ligën e Evropës e Ligën e Konferencave. Gjithçka duket shumë më spektakolare dhe konfliktuale. Nuk ka mbetur shumë për kundërprovën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

9 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

9 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

9 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

9 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

9 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

9 hours ago

This website uses cookies.