Si ngrohen këtë dimër shkodranët… / Qytetarët zgjedhin alternativa të ndryshme për ngrohje
Me nisjen e reshjeve dhe rënien disi të temperaturave gjatë këtyre ditëve, shfaqet edhe nevoja e ngrohjes së objekteve të banimit.
Për qytetarët, kursimi i energjisë është thuajse i pamundur. E vetmja mënyrë, të cilën ata e kanë parë si të arsyeshme për të shpenzuar energji, është tek ngrohja.
Ka dhe nga ata qytetarë që kanë zgjedhur të ngrohen me sobë më dru.
Megjithatë, vihet re një rritje e çmimit të drurit.
Shitesit e druve, jashtë kamerave thonë se kërkesat për dru kanë rënë për shkak të rritjes së çmimit .Ndërkohë që më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru zjarri.