Categories: LajmePolitikë

Si nisi marrëveshja për emigrantët? Marrëdhënia Itali-Shqipëri që çoi në një bashkëpunim mes palëve

Raporti miqësor mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Xhorxha Meloni (o.Gorgia Meloni) filloj të tërhiqte vëmendjen që nga përqafimi i 1 qershorit 2023 në Moldavi në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në 15 gusht të 2023-shit, Meloni la pushimet në Pulia dhe sëbashku me bashkëshortin e saj erdhën në Vlorë ku u takua me Ramën. Deri në këto momente nuk ishte elaboruar diskutimi për një marrëveshje për emigrantët.

Në 6 nëntor, në vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali u firmos marrëveshja për emigrantët. Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa leje qëndrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil.

Në konferencën për mediat, Rama e bëri të qartë që një marrëveshje e tillë bëhet vetëm me Italinë.

Por diskutimet e para për një marrëveshje për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm kanë qenë fillimisht me Britaninë që në dhjetor të 2022-shit. Ku u publikua edhe një marrëveshje mes dy kryeministrave, Ramës dhe atij britanik Rishi Sunak ku zotoheshin të bashkëpunojnë për të forcuar ligjin për emigrantët e paligjshëm. Një vit më pas, në dhjetor të 2023-shit pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë, Rama, Sunak dhe Meloni zhvilluan një takim për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm, por nuk u konkludua në asnjë marrëveshje tjetër.

Marrëveshja me Italinë u bllokua fillimisht nga deputetët e opozitës të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se kjo marrëveshje shkelte territorin juridik shqiptar.

Në 29 janar, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët.

Në 15 shkurt të këtij viti, Marrëveshja për Emigrantët u miratua nga parlamenti italian me shumicë votash dhe 7 ditë më vonë, marrëveshja u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar me 77 vota pro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.