“Si para luftës!” Pas liberalizimit të vizave, 150 mijë shqiptarë të Kosovës lanë vendin në janar

Liberalizimi i vizave në muajin janar ka sjellë largimin në masë të shqiptarëve të Kosovës.

Autoritetet informuan mediet se në katër javët e para të vitit 2024, 150 mijë qytetarë u shpërngulën nga Kosova për një jetë më të mirë jashtë shtetit, ndërsa nga kufijtë tokësorë kaluan mbi 840 mijë qytetarë apo 100 mijë më shumë se vitin më parë.

Nga 1 janari, Kosova është pjesë e zonës Shengen dhe qytetarët kanë mundësinë të lëvizin pa viza drejt 27 shteteve  europiane për një periudhë të kufizuar prej 90 ditësh njëherazi.

Shifrat që kemi ne janë të frikshme. Vlerësohet se vetëm për një muaj, 150 mijë të rinj e kanë lëshuar Kosovën për të mos u kthyer më. Në anën tjetër punëtorët e ardhur nga Bangladeshi po trajtohen ndryshe nga bizneset në vend. Për të njëjtën punë, punëtori i Bangladeshit po paguhet shumë më shumë sesa punëtori kosovar, plus trajtimin ekstra, dhe kjo po i irriton akoma më shumë punëtorët tanë,” tha Jusuf Azemi, kryetari i sindikatës së sektorit privat, për RTV21.

Institutet studimore thonë se që nga viti 2016 vetëm në shtetin e Gjermanisë kanë emigruar me viza pune 1 për qind e qytetarëve të Kosovës. Qeveria gjermane ka lehtësuar masat e punës për emigrantët, por kërkon punëtorë të kualifikuar dhe i jep përparësi fushës së shëndetësisë.

Trendi i ikjes nga Kosova tashmë është i njëjtë sikur para luftës, veç motivet ndryshojnë: atëherë ishin të frikës nga qeveria serbo-jugosllave e sot që qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e Kosovës,” u shpreh kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini. /RTV21

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.