Si përfitohet pensioni italian? Esat Balla, kreu i shoqatës për diasporën sqaron detajet
Presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla ka sqaruar detaje të marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali, nga e cila përfitojnë 500 mijë shqiptarë.
Balla u shpreh se kjo marrëveshje është realizimi i ëndrrës së shqiptarëve, ndërsa shtoi se tanimë me marrëveshjen e re, shqiptarëve do u njihen kontributet në të dyja vendet, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.
“Duhet të ishte bërë më parë por i bashkëngjitet lëvizjes së lirë të njerëzve. Njerëzit ishin të lirë të lëviznin por jo të punonin sepse vitet e tyre të punës nuk do njiheshin.
Nëse nuk plotësoje kushtet minimale të kontributeve, 15 vite në Shqipëri dhe 10 vite në Itali. Realizimi i ëndrrës së shqiptarëve.
Llogaritjet janë standarde sikurse janë bërë në të gjitha vendet e botës. Kushtet janë këto: Shqipëria ka dy kushte për të dalë në pension, moshën 65-vjeç dhe minimumin e kontributeve 15 vite. Italia e ka moshën 67 vjeç dhe minimumi 20 vite.
Nëse një shqiptar ka minimumin 14 vite në Shqipëri dhe 19 vjet në Itali, pavarësisht nga mosha nuk merr pension në asnjë prej vendeve deri më sot. Ndërsa me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, ky person ka 33 vite punë dhe merr pension edhe në Shqipëri dhe në Itali”, tha Balla teksa ssqaroi më tej se në momentin që individi mbush 65-vjeç, do të paguhet për kontributin e dhënë në Shqipëri ndërsa në moshën 67-vjeç, për kontributin që ka dhënë në Itali.
“Kur mbush moshën 65 vjeç e merr pensionin në Shqipëri dhe i njihen 14 vite punë, dhe kur të mbushë 67-vjeç e merr në Itali për 19 vite kontribute. Pensionet do jenë të ndara, secila prej vendeve do paguaj pensionet përkatëse.
Nëse shqiptarët do dëshirojnë mund ti nisin pensionin në llogari rrjedhëse kontributet e tij, të cilat deri dje “vidheshin nga shteti” ndërsa sot i merr të kthyera në euro sipas kursit të konvertimit.
Pensioni shqiptar mund t’i niset qytetarit në Itali”, tha Balla.