“Si rrezikuam jetët në tërmetin e 2019-ës”/ Efektivi zjarrfikës i Shkodrës dëshmitar i shumë ngjarjeve
Ky është Edison Suma i cili ka 19 vite që përballet me situata të vështira që shpesh i kanë kushtuar jetën. 41 vjeçari me detyrë komandant shërbimi pranë Repartit Zjarrfikës në Shkodër tregon se si ka qënë dëshmitar i shumë ngjarjeve, më e rrezikshmja ajo në kërkim të jetëve nën rrënoja në tërmetin vdekjeprurës të vitit 2019. Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve që është 4 maji Edisoni ka një urim për të gjithë kolegët të cilët kanë një detyrë humane që shkon përtej çdo paragjykimi.Mes flakëve në situatat më të paimagjinueshme, janë zjarrfikësit, ata që mes çdo vështirësie bëjnë të pamundurën për të çuar deri në fund punën e tyre të palodhur.