Si të dalloni shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të gjakut
Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut.
Qelizat e bardha janë mburoja e organizmit kundër çdo infeksioni apo sëmundjeje.
Personat që vuajnë nga leukemia, preken dhe nga shumë sëmundje të tjera.
Por cilat janë simptomat e kësaj sëmundje serioze, dhe si t’i evidentoni ato?
Vini Re Nëse Keni Simptoma Si Të Gripit
Këto shenja do të përfshijnë temperaturën e lartë, plogështija dhe të dridhura.Nëse këto simptoma largohen pas disa ditës dhe ju ndiheni plot energji, atëherë ka qenë thjesht një virozë.
Kini kujdes nëse simpotma si këto mëposhtë zgjasin për javë të tëra:
Gjakderdhje nga hunda, rënie e pashpjegueshme nga pesha, nxiheni shpejt, lodhje kronike, djerësitje e shpeshtë, ngërçe dhe mishra dhëmbësh të dëmtuar e që gjakosen.
Kini Kujdes Me Nivelin e Lodhjes
Zakonisht një nga shenjat e para të leukemisë është pikërisht lodhja kronike. Duke qenë se sistemi imunitarë po pëson goditje, trupi fillon dhe të reflektojë pasojat.