Si të mbrojmë gjuhën, gjuhëtarët: Detyrë e institucioneve arsimore, por kujdes fjalët e huaja

gjuhetaret

gjuhetaret

“Shqipja sot, reflekse për krizën në gjuhë” ishte ky titulli i ligjëratës së mbajtur sot në Bibliotekën Kombëtare të akademikut nga Kosova, Rexhep Ismajli.

Sipas disa akademikëve, gjuha shqipe në ditët e sotme vlerësohet në mënyrë te shkëlqyer dhe nuk duhet thënë se është në krizë.

Kriza përqendrohet në përdorimin e saj, ku mangësitë janë të theksuara dhe detyrën kryesore e kanë institucionet përkatëse, por në veçanti institucionet arsimore.

Sa i përket përdorimit të shqipes. Duke pasur parasysh historikun e arritjes së shqipes deri sot krijohen hapësira për krizë. Të gjithë kemi detyrë që të jemi të ndjeshëm në raport me këtë përdorim dhe të respektojmë pluralitetin e përdorimeve, në mënyrë që të mos krijojmë hapësira refuzimi,” u shpreh akademiku Ismajli.

Unë nuk e pranoj që gjuha shqipe ka krizë. Krizë ka përdorimi i gjuhës shqipe, sepse para 30 vjetësh në mënyrë thellësisht të gabuar, me pikëpamje krahinore përçarëse u godit standardi, gjuha standarde. Është shkatërruar ai që quhet autoriteti shkencor. Sot nuk ka njerëz dhe kjo është bërë me qëllim, të cilët kur të thonë një gjë ta dëgjojnë që këtë e ka thënë ky profesor, i cili e di këtë punë,” tha gjuhëtari Xhevat Lloshi.

Mendime të ndryshme ndanë dhe profesorët e nderuar, ku një nga vërejtjet kryesore ishte dhe përdorimi i fjalëve të huaja në tekstet shkollore, por dhe në jetën e përditshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.