Si të menaxhojmë depresionin veror gjatë ditëve të nxehta

Depresioni veror mund të burojë nga një sërë faktorësh të ndryshëm mjedisorë, gjenetikë, biologjik dhe social. Kur mendojmë për verën gjithmonë e lidhim me emocione pozitive, plazhin dhe argëtimin, por jo për të gjithë ndodh kështu.

Pikoterapistja Arlinda Dushaj në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH tha se disa njerëz përjetojnë depresion sezonal veror për shkak të temperaturave të larta dhe ndryshimit të orës biologjike. Sipas saj shenjat në të cilat ajo shfaqet lidhet me problemet me gjumin, shtimin e ankthit, humbjen e oreksit dhe plogështinë në kryerjen e aktiviteteve  të përditshme.

“Gjatë verës kemi orare më të gjata gjatë ditës dhe temperatura të larta dhe ka njerëz që kanë ndjeshmëri ndaj dritës dhe ekspozimit ndaj diellit. Në verë organizmin e ditës e kemi pak më të çekuilibruar dhe kemi ndryshime në orën tonë biologjike dhe ndryshime të nivelit të serotininës që është përgjegjës për ndryshimet e humorit tonë. Në verë kemi edhe persona që vuajnë nga alergji të ndryshme dhe të gjitha këto kombinuar së bashku bëjnë që disa individë të kenë probleme jo vetëm fizike por edhe të shëndetit mendor duke u shfaqur me simptoma si nivel i shtuar i stresit, ankth, gjendje e rënduar emocionale, trishtim dhe mërzitje. Pagjumësia dhe problemet me gjumin janë simptomat e para të depresionit, ndryshimet në oreks dhe një gjendje plogështi e lidhje me aktivitetet duke sjellë një humor të rëndë”, tha Dushaj.

Edhe për psikologun nga Kosova Naim Telaku shkencërisht njihen dy depresione sezonale ai veror dhe ai gjatë dimrit, ku për të dyja janë problematike nëse personat nuk ndërgjegjësohen dhe nuk marrin trajtimin e duhur. Psikologu u shpreh se gjatë verës gjendja emocionale është e luhatshme për shkak edhe të temperaturave të larta dhe se këto probleme më shumë i vuajnë personat që nuk janë shumë social.

“Kemi një gjendje jo stabël që ndërlidhet me temperaturat e larta dhe ndryshimet e orës biologjike dhe vapa që ndikojnë në mënyrën e organizmit të ditës dhe problemet me gjumin. Rritja e ankthit dhe temperaturave ndikojnë në gjendjen emocionale dhe mendore të njerëzve, sidomos te  njerëzit që kanë vështirësi në socializmin e tyre. Kemi depresione sezonale të lidhur me stinët si ai i dimrit dhe verës. 2 % e personave mund të kalojnë në depresion ose përkeqësim të emocioneve që lidhen me verën”, tha Telaku.

Për psikologët mënyra më e mirë për të menaxhuar depresionin veror është krijimi i një rutine bazë për t’u ndjekur, shmangia e alkoolit dhe ecjet në natyrë. Një jetë me sociale do të sillte një verë më me pak luhatje emocionale dhe me nivel më të ulët të ankthit.

Përmendja e parë e depresionit veror në kërkimet shkencore ishte në vitin 1987, kur Dr. Rosenthal, një profesor i psikologjisë klinike, publikoi një raport në të cilin ai analizoi simptomat e 12 njerëzve që përjetuan depresion sezonal midis marsit dhe tetorit. Sipas shkencëtarit, depresioni i verës është më i rëndë se depresioni i dimrit. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.