FLASH

Si të ndaloni dhimbjet e artritit me disa ushtrime të thjeshta

Dhimbjet e trupit nuk ka nevojë të shpjegohen shumë, pasi çdo njeri i ka ndjerë të paktën një herë në jetë.

Ndonëse janë të bezdisshme për t’u duruar, zakonisht largohen në periudha të shkurtra.

Kjo ndodh pa problem tek personat e shëndetshëm dhe të rinj, por jo tek ata që vuajnë nga lloje të artritit apo sëmundje të tjera që prekin kockat.

Imagjinoni një dhimbje të përhershme të kockave dhe trupit e cila mund të përkeqësohet dita ditës.

Duket si diçka e vështirë për të bashkëjetuar megjithëse është një realitet për shumë persona.

Në ndihmë të personave të prekur nga artriti ekspertët rekomandojnë disa ushtrime të thjeshta të cilat reduktojnë dhimbjen.

Çfarë e Shkakton Dhimbjen

Artriti reumatoid është një sëmundje afatgjatë autoimune që prek dhe dobëson kockat.

Kryesisht ato të kyçeve dhe të nyjave të trupit duke shkaktuar shumë dhimbje e fryrje në gjymtyrë.

Dhimbjet më të përsëritura nga kjo sëmundje ndihen në duar dhe këmbë, duke vështirësuar kështu jetën e përditshme të kujdo.

Përtej kockave artriti mund të prekë edhe pjesë dhe organe të tjera të trupit, siç janë ulja e rruazave të kuqe të gjakut, mushkëritë dhe zemra.

Teksa shkaqet e kësaj sëmundje ende nuk janë të qarta, por faktori gjenetik luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj.

Si ta Parandaloni

Artriti e sidomos ai reumatoid shkakton shumë dhimbje gjatë lëvizjes, ndaj personat që e vuajnë mundohen ta evitojnë aktivitetin sa më shumë.

Sipas mjekëve kjo është diçka e gabuar, pasi kockat, muskujt dhe nyjat e trupit duhet të mbahen gjithnjë në lëvizje në mënyrë që të jenë sa më fleksibël.

Sa më shumë të ushtroheni, aq më të lehtë do ta keni jetesën me këtë sëmundje.

Rekomandohen veçanërisht disa mënyra të thjeshta të cilat mund t’i praktikojë çdo moshë, si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj.

Ecni

Shëtitjet e gjata në natyrë apo në qytetin tuaj janë një mënyrë e mirë për të përballuar sëmundjen.

E ecura megjithëse është një stërvitje me impakt të ulët në trup, funksionon si aerobi, pasi lëviz të gjithë trupin.

Kjo mënyrë do t’i çlirojë kyçet dhe kockat tuaja nga dhimbjet e vazhdueshme dhe do t’i bëjë ata më aktivë.

Filloni pak nga pak me ecje të ngadalta rreth lagjes tuaj dhe çdo ditë shtoni nga disa minuta distancë.

Kini parasysh të vishni gjithnjë këpucë të rehatshme dhe të qëndroni gjithnjë të hidratuar.

Shtriquni

Shtriqja e muskujve në shtëpi i bën ato më fleksibël dhe të fortë.

Bëjeni këtë çdo mëngjes kur zgjoheni dhe çdo mbrëmje para se të flini.

  • Bëni nxehjen duke ecur në vend për 3-5 minuta, sipas dëshirës mund të lëvizni edhe krahët nga poshtë lart.
  • Më pas siç jeni duke qëndruar bashkojini të dyja këmbët bashkë dhe përkuluni me duar para derisa të prekni tokën. Bëni kujdes të mos i përkulni këmbët gjatë këtij procesi dhe qëndroni ashtu për 10-20 sec.
  • Një mënyrë tjetër është edhe ulja në tokë me këmbët sërish të bashkuara për së gjati të cilat duhet t’i arrini sërish me duart drejt.
  • Mjafton t’i bëni këto apo ushtrime të tjera që ju dëshironi 2-3 herë secilën dhe muskujt tuaj do të përmirësohen.

Gjithnjë kini parasysh të jeni aktivë gjatë jetës tuaj të përditshme sidomos kur vuani nga kjo sëmundje.

Për një program më të detajuar ushtrimesh mund të konsultoheni me mjekun tuaj specialist.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.