Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Si të përgatisni turlinë më të shijshme me perime të stinës

Përbërësit

  • 4-5 thela mish viçi (Nëse dëshironi turlinë mund ta përgatisni edhe pa mish)
  • 1.5 kg perime (perimet zgjidhen sipas dëshirës nga çfarë ofron stina, patate, presh, patëllxhanë, speca, kungulleshka, karrota)
  • 4-5 kokrra domate
  • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Rigon ose gjethe dafine (sipas dëshirës)

Përgatitja

Si fillim vendosni mishin në një tenxhere, hidhni pak kripë, shtoni ujë dhe lëreni në zjarr të ziejë sa të marrë një valë, pra jo të ziejë plotësisht.

Për të përgatitur recetën e turlisë duhen 3 apo më tepër lloje perimesh, të cilat i përzgjidhni sipas dëshirës nga çfarë ofron stina.

Perimet pastrohen, në rastin e patateve dhe karrotave u qërohet lëkura dhe priten në kubikë jo shumë të vegjël.

Kungulleshkave, patëllxhanëve dhe specave u largohet bishti dhe priten edhe ato në kubikë jo shumë të vegjël.

Të gjitha perimet kaurdisen me vaj ulliri dhe më pas hiqen nga tenxherja dhe lihen mënjanë.

Në tenxheren ku keni vajin e ullirit që kaurdisët perimet, kaurdiset qepa derisa volumi i saj të bjerë, më pas shtohen domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, shtohet kripë dhe majdanoz i grirë hollë.

Kaurdisen derisa volumi i domateve të ulet pak.

Më pas, në një tenxhere me fund të gjerë, shtohet salca e përgatitur, shtohen perimet e kaurdisura përzihen lehtë me salcë, shtohet lëng mishi dhe pak ujë nëse duhet derisa perimet të mbulohen dhe vihet të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa turlia mbetet me jo shumë lëng.

Më shumë shije, nëse dëshironi mund të shtoni rigon dhe një gjethe dafine.

Shënim: Turlia mund të përgatitet edhe në tavë.

Perimet e kaurdisura vendosen në rreshta, vendosen thelat e mishit gjysmë të ziera, tava mbushet me salcën e përgatitur të domateve me qepë, u shtohet lëng mishi dhe piqen në furrë derisa të mbeten me pak lëng. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

3 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

3 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

4 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

4 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

4 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

4 hours ago

This website uses cookies.