gettyimages 1193524191 1024x643 1
Sistemi nervor ka një ndikim shumë të fortë në mbajtjen nën fre të stresit.
Falë tij, njeriu ka aftësinë të vetë-qetësohet pas një situate të shkurtër stresuese.
Nëse sistemi nervor nuk funksionon siç duhet, kjo aftësi zbehet dhe njeriu bie pre e depresionit, lodhjes, shkëputjes nga realiteti dhe letargjisë.
Traumat shpirtërore dhe fizike kanë një ndikim të fortë në aftësitë e sistemi nervor për tu përballur me stresin.
Trauma përshkruhet si një reagim psikologjik dhe emocional ndaj një ngjarjeje ose përvoje shqetësuese dhe stresuese.
Ekspertët thonë sistemi nervor i njeriut ka shumë nevojë për vitaminat D dhe B12 të cilat mirëmbajnë ndërlidhjen mes trurit, palcës kurrizore dhe nervave.
Përveç vitaminave, sistemi nervor duhet të ushtrohet çdo ditë.
Për shembull, kur njeriu shkruan, vihen në punë një sërë receptorësh, nervash dhe ndërlidhjesh mes palcës kurrizore dhe trurit për shkruarjen e secilës shkronjë në fletore.
Ekspertët thonë se një prej mënyrave më të mira të mirëmbajtjes së sistemit nervor është shkrimi në një fletore për 15 minuta në ditë.
Ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për sistemin nervor dhe shumë efikas në krahasim me shkrimin robotik në kompjuter.
Përveç shkrimit edhe vizatimi apo piktura janë të rëndësishme për forcimin e sistemit nervor.
Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e frymës për të paktën 2-3 sekonda aktivizon sistemin parasimpatetik nervor.
Në këtë mënyrë ju do të ndiheni më të qetë dhe do të mendoni më qartë.
Aktiviteti fizik, ecja në ambiente të gjelbra e të hapura, masazhet, muzika, aromat e mira, janë të gjitha elementë kryesorë të përkujdesjes për sistemin nervor dhe rimëkëmbjen nga trauma.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të probiotikëve të cilët forcojnë imunitetin dhe zbusin ankthin.
Probiotikët gjenden tek kosi, lakra turshi, kefiri ose mund t’i merrni si suplementë.
Përveç tyre, ju mund të merrni edhe acide yndyrore omega-3 të cilat luajnë një rol kyç në komunikimin, formimin dhe funksionimin e trurit.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.