Categories: LajmeSociale

“Sifilizi” sëmundja qe po merr përmasa te mëdha, mjekët infeksionist të shqetësuar me sjelljet seksuale të shqiptarëve

Sifizi një nga infeksionet e rënda seksualisht të transemtueshme po njeh rritje alarmente ne vendin tonë .Megjithëse trendi është në rrije edhe në botë ,mjeku infeksionist Arjan Harxhi thotë se kjo rritje nuk është para në dekada .

“Shkenca thotë se ku ke sifiliz prit që të kesh edhe një rritje të të gjitha infeksioneve të tjera sepse është një tregues I një modeli të sjelljeve të rrezikshme në shoqëri. Nëse i referohemi vetëm rasteve me HIV dhe Sifiliz që është një tregues shumë I rëndësishëm, nga 100 raste që ne i kemi të kompletuara nga viti I kaluar me infeksionin HIV, mbi 16 raste janë me sifiliz. Shifra që para pak viteve shkon 4-5 raste maksimumi. Ndërkohë që kemi mbi 35 raste të reja me sifiliz vetëm këtë vitin e fundit gjë që nuk e kemi parë më përpara. Dikur për dekada mund shihnin 10-15 raste me sifiliz , tashmë i shohim në një vit”, tha mjeku infeksionist Arjan Harxhi.

Edhe për infeksionin HIV Shqipëria rezultoi më keq se gjithë vendet e rajonit. Faktorët që po ndikojnë në këtë shtim janë të ndryshëm. Harxhi thotë se është ulur ndjeshëm edhe mosha e infeksioneve seksuale sidomos tek adoleshentët.

“Kemi raste të studentëve 18-19 vjeç. Adoleshentët janë më të rrezikuar për shkak të papjekurisë së tyre fizike dhe emocionale”, tha mjeku.

“Ardhja vonë lidhet me mungesën e informacionit, edukimit seksual e shëndetësor. Do të duhet që ky edukim të shtrihet edhe te profesionistët“

Pasojat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë të rënda dhe lidhen me probleme të shëndetit riprodhues.

“Sterilizimin , me probleme të shëndetit riprodhues qoftë te meshkujt e qoftë te femrat, probleme të shëndetit psikik dhe emocional pasi çiftet me SST kanë minidrama në jetën e tyre të përditshme bashkëshortore“, tha Harxhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.