Lajme

Siguria Detare/ Nga Ksamili në Koman, bllokohen 18 mjete lundruese

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka njoftuar se nga Ksamili në Koman, këtë javë, nga kontrollet janë bllokuar 18 mjete lundruese.

Konkretisht janë bllokuar 11 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji.

Sipas policisë vijojnë  kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

 “Mjetet e bllokuara përfshijnë: 11 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji. 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.  5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike, e cila kishte të instaluar motor uji, është bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë”.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

“Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik. Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesi i varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë”.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

11 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.