Siguria e gazësjellësit TAP në det, anijet minagjurmuese të NATO-s e marrin nën kontroll
Dy anije minagjurmuese të NATO-s kanë marrë nën kontroll sigurinë e Gazsjellësit Trans Adriatik, ( TAP ) njofton burimet mediatike.
Këto anije po punojnë ngushtësisht me flotën italiane dhe autoritetet vendore për të monitoruar gazsjellësin TAP në linjën e tij në det.
Në seksionin detar ai është 105 kilometra në thellësi 820 metra.
Në një njoftim zyrtar thuhet se monitorimi i rregullt i infrastrukturës kritike nënujore, ku përfshihen gazsjellësit dhe kabllot e komunikimit, është shumë i rëndësishëm. Kjo pasi një e treta e burimeve natyrore transportohen përmes këtyre tubave nënujorë.
“TAP është vendimtar për politikën energjetike të Bashkimit Europian, duke dërguar gaz natyror nga fusha e gazit Shah Deniz II në Azerbajxhan drejt Europës,” thekson njoftimi.
TAP-i është 877 kilometra i gjatë: 773 kilometra në pjesën tokësore dhe 105 kilometra në pjesën detare.
Kapaciteti fillestar i TAP-it prej 10 miliard metra kub (bcm) gaz në vit, është i barabartë me konsumin vjetor energjetik të rreth 7 milion familjeve në Evropë.