Siguria kibernetike, Balluku: Gjithë kërcënimet monitorohen në kohë reale

BALLUKU SIGURIA KIBERNETIKE

BALLUKU SIGURIA KIBERNETIKE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi këtë të premte (15 shtator) Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike (AKCESK), ku monitorohen në kohë reale të gjitha kërcënimet kibernetike në vendin tonë.

Referuar sulmeve kibernetike me të cilat u përball vendi vitin e kaluar, Balluku tha se ato u kryen nga profesionistë, por theksoi se tashmë mbrojtja jonë kibernetike ka avancuar ndjeshëm.

Ministrja, njëherazi edhe zv.kryeministrja, vlerësoi bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke përmendur atë me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike në Izrael, Emiratet e Bashkuara dhe veçanërisht me SHBA.

Shqiptarët para një viti kanë qenë shumë të shqetësuar për situatën e sulmeve dhe ishin sulme të profesionale dhe jo hakera të rastësishëm adoleshentë. Ka patur një shqetësim shumë të madhe dhe ndaj unë kam vendosur sot, tashmë që ne e kemi ngritur të gjithë sistemin e AKCESK dhe jemi në një moment shumë të mirë. Duhet të flasim edhe për diplomacinë kibernetike, që është shkëmbimi i eksperiencave me palët e tjera të huaja që janë kthyer në partnerë dhe e gjithë situata i gjithë kontrolli ndodh edhe për shkak të bashkëpunimit që kemi mes palëve.

Marrëdhënia që kemi me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike në Izrael, me marrëdhëniet që kemi me atë të Emiratet e Bashkuara, partneriteti me SHBA është një nga më të fuqishmit dhe mbështetësi më i madhe në gjithë këtij avancimi që kemi bërë në mbrojtjen kibernetike”, tha Balluku.

Kujtojmë se më 15 korrik, vendi u përball me një sulm të rëndë kibernetik, që çoi në pezullimin e shërbimeve në portalin shtetëror e-Albania për disa ditë. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se pas sulmit qëndronte Qeveria iraniane, duke ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.