Siguria në Ballkanin Perëndimor-Rama takohet me shefin e NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte. Rama shkruan se ky është takimi i parë me holandezin si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s.
“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02ffZWPRgV8CMMMwPwmc3Ytz3AqatbUtyi7aoSFyUxqqc3HYNNJjv4eZFq7zqWx7bYl&show_text=true&width=500
Ndërkaq, një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte deklaroi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbetet i brishtë teksa foli për sulmin 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit.
Ai vuri në dukje brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu mbështetje për përpjekjet për ruajtjen e sigurisë në rajon.
Gjithashtu, Rutte falënderoi komandantin e KFOR-it për reagimin e shpejtë në vendosjen e trupave, duke mbrojtur infrastrukturën kritike nga dëmet e mëtejshme. Ai theksoi se NATO mbetet e përkushtuar për të siguruar zbatimin e mandatit të OKB-së nga KFOR-i
“Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij të OKB-së. Tani është thelbësore që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen para përgjegjësisë”, tha Rutte, duke bërë thirrje për një hetim të plotë mbi ngjarjen.