Siguria në Kosovë, temë e takimit të Kurtit dhe deputetes Kearns

Kearns kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Duke e falënderuar znj. Kearns për vizitën, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës.
Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.
Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se e vetmja rrugë që mos të përsëritet 24 shtatori, është ndëshkimi i personave paramilitar dhe sponsorizuesit e atij akti terrorist.
Një tjetër temë e diskutuar ishte përkushtimi i plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars).