Siguria në shkolla/ Balla: Shtohet prezenca e policisë, luftë ndaj drogës në të gjithë vendin

27716096f018408a9dc3c9a9590e74da

27716096f018408a9dc3c9a9590e74da

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë të ditur nga Kukësi se do të shtohet prezenca e policisë në afërsi të shkollave për të rritur sigurinë e nxënësve dhe për të luftuar shitjen e lëndëve narkotike te të rinjtë.

 Duke iu referuar operacionit “Tempulli”, ku u vendosën në pranga shpërndarës të shumtë të lëndëve narkotike nëpër shkollat e vendit, Balla tha se lufta ndaj drogës “është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit”.

 “Kemi shumë punë për të bërë. Nën drejtimin e Prefektit do të marrë jetë Task Forca që cakton perimetrin e sigurisë, me prezencë të shtuar të Policisë për të garantuar sigurinë. Problematika e lëndëve narkotike në shkolla nuk është vetëm në qendër të Tiranës, është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit”, tha Balla, referuar operacionit të fundit policor “Tempulli”, ku 23 grupe kriminale dhe një numër i lartë personash u proceduan.

Balla kërkoi nga të gjitha institucionet të kenë një angazhim të madh, për të krijuar një klime tjetër, të papërshtatshme për kultivimin e paligjshmërisë dhe duke iu gjendur në krah nxënësve.

Jam këtu me Prefektin dhe drejtues vendorë, AKU, ISHP, Bashkinë e Kukësit, me të cilët duam që të zërë vend një qasje e re, sa i përket sigurisë në shkolla.

Prindërit, gjyshërit teksa i sjellin fëmijët në shkollë na i besojnë ne, janë në besën tonë. Mësuesit, drejtuesit e shkollës, Oficeri i Sigurisë, Shefi i Komisariatit, apo Drejtori i Policisë, unë gjithashtu, na duhet të bëjmë detyrën që na ngarkon populli, t’i garantojmë çdo fëmije siguri. Fëmija teksa vjen për në shkollë mund të bjerë pre e keqbërësve.

Fenomen mbetet shpërndarja e lëndëve narkotike. Edhe këtu në Kukës ka raste të personave të kapur nga gracka e Policisë për shpërndarje të drogës në shkolla, por ka dhe fenomene si bullizmi etj”., nënvizoi ministri Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.