27716096f018408a9dc3c9a9590e74da
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë të ditur nga Kukësi se do të shtohet prezenca e policisë në afërsi të shkollave për të rritur sigurinë e nxënësve dhe për të luftuar shitjen e lëndëve narkotike te të rinjtë.
Duke iu referuar operacionit “Tempulli”, ku u vendosën në pranga shpërndarës të shumtë të lëndëve narkotike nëpër shkollat e vendit, Balla tha se lufta ndaj drogës “është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit”.
“Kemi shumë punë për të bërë. Nën drejtimin e Prefektit do të marrë jetë Task Forca që cakton perimetrin e sigurisë, me prezencë të shtuar të Policisë për të garantuar sigurinë. Problematika e lëndëve narkotike në shkolla nuk është vetëm në qendër të Tiranës, është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit”, tha Balla, referuar operacionit të fundit policor “Tempulli”, ku 23 grupe kriminale dhe një numër i lartë personash u proceduan.
Balla kërkoi nga të gjitha institucionet të kenë një angazhim të madh, për të krijuar një klime tjetër, të papërshtatshme për kultivimin e paligjshmërisë dhe duke iu gjendur në krah nxënësve.
“Jam këtu me Prefektin dhe drejtues vendorë, AKU, ISHP, Bashkinë e Kukësit, me të cilët duam që të zërë vend një qasje e re, sa i përket sigurisë në shkolla.
Prindërit, gjyshërit teksa i sjellin fëmijët në shkollë na i besojnë ne, janë në besën tonë. Mësuesit, drejtuesit e shkollës, Oficeri i Sigurisë, Shefi i Komisariatit, apo Drejtori i Policisë, unë gjithashtu, na duhet të bëjmë detyrën që na ngarkon populli, t’i garantojmë çdo fëmije siguri. Fëmija teksa vjen për në shkollë mund të bjerë pre e keqbërësve.
Fenomen mbetet shpërndarja e lëndëve narkotike. Edhe këtu në Kukës ka raste të personave të kapur nga gracka e Policisë për shpërndarje të drogës në shkolla, por ka dhe fenomene si bullizmi etj”., nënvizoi ministri Balla.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.