Siguria ushqimore, AKU masa ndëshkuese në Lezhë dhe Gjirokastër
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë së tij, ka ushtruar kontrolle në gjithë territorin për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.
Nga kontrollet e kryera në qarqet Lezhë dhe Gjirokastër, trupat inspektuese të AKU-së kanë konstatuar në tre subjekte me natyrë aktiviteti, “supermarkete ”dhe “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, për mospërditësim të sistemimit HACCP, mangësi në etiketim.
Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300 000 lekëve.
Në prag të festave të fundvitit AKU ka intensifikuar kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore.