Siguria ushqimore/ Në 7 muaj, 70 milionë lekë gjoba të vendosura nga AKU

siguria ushqimore

siguria ushqimore

Për të garantuar sigurinë ushqimore në gjithë zinxhirin nga ferma në tavolinën e konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar kontrollet rigoroze ne bizneset veçanërisht me baze shtazore.

Drejtuesja e këtij institucioni,  Jeta Deda, foli për RTSH-në me shifra konkrete për inspektimet e kryera gjate 7 muajve të pare të këtij viti.

Janë rreth 20 mijë kontrolle zyrtare të kryera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në operatorë që janë të profilizuar me risk.

Në të gjitha kontrollet zyrtare, ajo që vihet re këtë vit në ndryshim nga viti i shkuar është një ulje e masave administrative të llojit gjobë dhe një rritje të paralajmërimeve që jepet gjatë këtyre kontrolleve zyrtare.

Kemi rreth 70 milionë lekë të vendosura gjoba nga Janari deri në korrik. Kemi raste bllokimesh aktiviteti dhe ndërprerje aktiviteti që janë 30 të tilla po përgjatë kësaj periudhe. Do të thoja që problematikat kryesisht lidhen me kushtet hidro-sanitare, kjo jo në një masë të madhe të shtuar sepse në raport me numrin e biznesit ushqimor nuk është ende një numër shqetësues.

Sa i përket produkteve që ne vërejmë se kanë më shumë problematika kanë qenë ato me origjinë shtazore që janë dhe produktet me riskun më të lartë“, u shpreh ajo.

Por cilat janë rreziqet qe i paraqiten aktualisht tregut shqiptar?

“Sot në pikat tona të inspektimit kufitar, ne jemi në një shifër prej rreth 50 mijë inspektimesh të kryera, inspektime këto që janë të thelluara kryesisht për dy risqe që sot i paraqiten tregjeve tona që lidhen me produktet tona bujqësore dhe produktet apo nënproduktet e mishit që kund të jenë në tryezat e konsumatorëve tanë. 

Në pjesën e 21 mijë të operatorëve të biznesit ushqimor që i kemi të regjistruar dhe të kontrolluar kemi vendosur të bëjmë një profilizim risku për secilin nga këta operatorë dhe në bazë të këtij individualizmi vendosim edhe riskun për konsumatorin gjatë kontrolleve tona zyrtare”, deklaroi Deda.

Sipas Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, suplementët ushqimorë  dhe perime të ndryshme me mbetje të caktuara kanë qenë produktet e bllokuara dhe te tërhequra nga tregu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.