Siguria ushqimore, qytetarët apelojnë autoritetet që të shtojnë masat dhe kontrollet
Tregtimi jashtë kushteve higjeno-sanitare mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese në Shkodër.
Qytetarët ndihen të rrezikuar për ushqimet që konsumojnë. Ata ngrenë shqetësimin se produktet nuk janë të sigurta dhe tregtohen jashtë çdo standardi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka kryer disa fushata sensibilizuese dhe po bashkëpunon me institucionet e tjera për eliminimin e kësaj problematike.
Ndërkohë, Bashkia ka nisur punimet për ndërtimin e një prej tregjeve më të mëdha në Shkodër, siç është markata e “Rusit”.
Ky treg, i cili po ndërtohet me të gjitha kushtet, pritet të sistemojë tregtarët dhe shitësit ambulantë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë .