Siguria ushqimore/ Resuli: Qëllim kryesor rritja e standarteve

Aspekte të rritjes së mirëqënies së shëndetit të kafshëve nëpërmjet fuqizimit të Shërbimit Veterinar në të gjithë njësitë vendore si dhe zbatimi i rregullave që maksimizojnë Sigurinë ushqimore të ushqimeve shtazore që përdoren për konsum publik ishin në fokus të mbledhjes së Këshillit Kombëtar që urdhëri profesional i mjekut veteriner zhvilloi në Shkodër. Presidenti i urdhërit profesional të mjekur vuri theksin tek vendosmëria e përafrimit të legjislacionit të sigurisë ushqimore në vendin tonë me atë të Bashkimit Europian. Nevojiten më shumë burime njerëzore për të mbuluar territorin. Më shumë bashkëpunim me strukturat e tjera përfshirë edhe pushtetin vendor, për të ulur informalitetin është fokusi që shërbimi veteriner ka për vitin 2024.