Siguria ushqimore, veterinerët kontrolle në çdo thertore

Teksa cilësia ushqimore është kthyer në fokus të institucioneve, Agjensia e Sherbimit Veteriner Shkodër ka shpërndarë në terren grupet e kontrollit. Mjeku veteriner Edison Gjoni, na njeh me hapat që ndiqen në një thertore, që nga kontrolli i origjinës së mishit e deri tek servirja në njësi tregtare.
Gjoni apelon drejt konsumatorëve që të jenë bashkëpunues, duke zgjedhur të blejnë vetëm produkte të certifikuara.
Aktualisht të liçensuara në Shkodër operojnë 7 thertore nga të cilat 6 prej tyre operojnë më mish të kuq, ku përfshihen gjedhë, derra dhe të imëta, si dhe 1 thertore e mishit të bardhë, pra me shpendë.