Siguria ushqimore/ Zusi në “Jetë Shqiptare”: Problem informaliteti, nuk dihet origjina e produktit    

zusi

zusi

Pavarësisht përmirësimeve të bëra për sigurinë ushqimore, sërish mbetet shumë për t’u bërë. Kështu u shpreh në emisionin “jetë Shqiptare” Alban Zusi, Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, teksa identifikoi informalitetin dhe sistemin e ndarë të sigurisë ushqimore si dy problemet kryesore.

Sipas Zusit, informaliteti është shumë i lartë dhe buron për shkak të sistemit fiskal. Teksa solli si shembull thertoret, Zusi tha se produktet e mishit nuk shoqërohen me etiketë që tregon origjinën e tij.

Sado të bëjmë, sërish kemi shumë punë për të bërë për sigurinë ushqimore. Siguria ka shumë faktorë që impaktojnë. Pengesa e parë është sistemi fiskal i produkteve bujqësore. Sot të shesësh në mënyrë formale dhe ushqime të kontrolluara duhet ta fusësh në sistem kontrolli. Por kjo do të thotë që fermeri do paguhet 20 herë më pak. Ne kemi bërë një vëzhgim dhe kemi informalitet të lartë që buron nga sistemi fiskal. Kur u rregullua në 2014-2015, efekti ishte i magjishëm. Kur kjo u prish, filloi sërish informaliteti dhe është shumë e vështirë të luftosh”, tha Zusi.

Në lidhje me sistemin e ndarë të sigurisë, ai tha se nuk mundet që veterinaria të bëjë kontrollin në një thertore, por licencën ta japë AKU.

Ajo që krijon sërish pasiguri ushqimore është sistemi i ndarë i sigurisë ushqimore. Nuk mund të kemi edhe veterinari edhe AKU. Në një thertore, kontrollin e bën veterinaria, licencën e jep AKU. Inspektorët e veterinarisë shprehen se s’kanë ç’i bëjnë një thertoreje sepse licencën e jep AKU. Kjo sjellë probleme të sigurisë ushqimore në sistem. Siguria ushqimore fillon te identifikimi  produktit bazë. Nëse kjo nuk ndodh nuk kemi as gjurmueshmëri asgjë”, theksoi Zusi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.