Categories: LajmeEkonomi

Sigurimi i detyrueshëm, Mimoza Hajdarmataj: Vlera pritet të jetë e ulët, rreth 20–30 euro/vit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, bëri me dije sot (18 tetor) se po shqyrtohen opsione për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet.

Pikërisht sigurimi i detyrueshëm për fatkeqësitë natyrore u diskutua edhe në studion e emisionit “Ekspres” në RTSH, ku e ftuar ishte Mimoza Hajdarmataj, sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Hajdarmataj u shpreh se sigurimi i detyrueshëm është një domosdoshmëri në ditët e sotme, teksa theksoi se vlera vjetore që duhet paguar nga qytetarët pritet të jetë e ulët.

Ajo përmendi një vlerë rreth 20 deri në 30 euro në vit, kjo për shkak se sigurimi i detyrueshëm garanton një numër të lartë kontributorësh, që çon në uljen e vlerës për t’u paguar.

Tregu i sigurimeve është një treg i konsoliduar, qoftë për të ofruar produkte dhe treguan edhe një stabilitet ekonomik. Ishte 40 mln euro fatura financiare që kompanitë e sigurimit paguan pas tërmeteve të vitit 2019 për ata që ishin të siguruar. Pra ekziston si produkt. Më pas është klienti që zgjedh nga se do ta sigurojë pronën, nga vjedhjet, nga zjarret, pjesë janë edhe sigurimi nga tërmetet. Këto quhen klasa që konsumatori i shton. Deri më sot ka qenë i njëjti çmim përllogaritje si në vendet e tjera që është 1 për mijë. Pra nëse siguron një pronë që kushton 100 mijë euro, diku te 100 euro është primi i sigurimit. Kjo skema që qeveria po elaboron, është e miksuar edhe si skemë sociale. Duke pas një numër të madh kontributorësh në skemë, do ketë ulje çmimi. Mendojmë që qeveria diku te 20-30 euro mund ta nxjerri si produkt në vit, por të shohim,” u shpreh ajo.

Hajdarmataj nuk la pa kritikuar faktin se, sipas konceptit të tanishëm, ky akt vjen në formë monopoli, pra e merr përsipër qeveria për ta bërë.

Ajo që tregut të sigurimeve nuk i pëlqen është që është i atakueshëm sa i përket përjashtimit që i ka bërë tregut të sigurimeve. Ndërkohë që kemi një treg të liberalizuar, kemi 8 kompani që operojnë në treg, me performancë të vlerësuar. Ndërkohë ky akt vjen në formë të një monopoli, e merr përsipër qeveria për ta bërë, deri tani të paktën sepse është ende në konsultim,” deklaroi znj. Hajdarmataj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Udhëheqësit botërorë urojnë Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…

4 hours ago

Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…

4 hours ago

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me…

4 hours ago

Trump nënshkruan urdhrat e parë presidencialë, fal rreth 1600 të pandehur për revoltën në Kapitol

Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

4 hours ago

Trump mban fjalimin si Presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës fillon tani!

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…

4 hours ago

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

19 hours ago

This website uses cookies.