Categories: LajmeEkonomi

Sigurimi i detyrueshëm për tërmetet/ Shoqata e Ndërtuesve: Kemi ende disa paqartësi

Projektligji, që synon të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti duhet të jetë në vullnet të qytetarëve nuk mund të bëhet i detyrueshëm për kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve, Erion Harizi.

Pasi sipas tij jo të gjitha zonat në vend kanë të njejtën rrezikshmëri nga kjo ngjarje natyrore.

Gjithashtu për Harizin duhet të jetë më e qartë në ligj se kur fillon pagesa për pallatet e reja për të cilat tashmë ndërtuesi paguan sigurim të detyrueshëm nga tërmeti për 10 vite radhazi.

Sektori i ndërtimit ka rreth 3 vjet që paguan një sigurim të detyrueshëm me një afat 10-vjeçar. Duhet të qartësohet se kur fillon pagimi nga një qytetar dhe ku mbaron VKM-ja që paguan ndërtuesi”, u shpreh Harizi.

Detyrimi për sigurim i cili në projektligj nuk është vetëm për banesat, për Harizin është një projektligj që vjen nga lobimi i bërë nga kompanitë e sigurimit.

Mendoj se është një projektligj që ka si bazë agjentët e sigurimeve në Shqipëri”, shton ai.

Në projektligjin i cili është në proces konsultimi publik është specifikuar edhe që qytetarët, të cilët nuk do paguajnë, rrezikojnë që t’u ndërpriten shërbimet, si e-albania, Qendra Kombëtare e Biznesit apo dhe shërbimet kadastrale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

7 hours ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

8 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

8 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

8 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

8 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

8 hours ago

This website uses cookies.