Sigurimi i jetës së ushtarakëve/ Botohet në Fletoren Zyrtare, ja shumat e caktuara

ushtaraket

ushtaraket

Çdo punonjës i policisë kriminale, i qarkullimit rrugor, i mbrojtjes nga zjarri, i rendit ushtarak dhe i ruajtjes së personaliteteve do t’i sigurohet jeta në shoqëritë e sigurimit në Shqipëri në shuma që variojnë sipas policës së sigurimit nga 50 mijë deri në 50 milionë lekë.

Vendimi i Qeverisë tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare duke e bërë të zbatueshme skemën e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, për të gjithë kategoritë e punonjësve të përmendur më sipër.

Vendimi siguron jetën e personelit, sipas funksioneve, nëpërmjet një kontrate që qeveria lidh me shoqëritë e sigurimeve, duke paguar edhe çmimin e sigurimit.

Në vendim përcaktohet se sigurimi i jetës bëhet, sipas kontratës, që lidhet me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.

Ky sigurim mbulon ngjarjet në rastet humbjes së jetës apo zhdukjes për shkak të detyrës apo si rezultat i aksidenteve paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme, si rezultat i një aksidenti; shërbimeve mjekësore në spitalet publike ose private jashtë shtetit etj.

Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk mund të jetë më e ulët se:

a) 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës a zhdukjes së personit;

b) 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e dëmtimit të rëndë fizik;

c) 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për rastet e dëmtimit të lehtë fizik;

ç) 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë humbur jetën në krye të detyrës 225 punonjës policie dhe janë plagosur 248. Gjatë këtyre viteve ka dhe punonjës të Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës, të vrarë apo të plagosur pas ndërprerjes së karrierës nga element kriminalë, që janë vetëvrarë apo kanë pësuar trauma të rënda psikike/psikologjike për shkak të kryerjes së detyrave të vështira dhe specifike, duke sjellë paaftësinë e tyre për punë në një moshë relativisht të re.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.