Sigurimi i pensionit të pleqërisë – Të vetëpunësuarit në bujqësi, interes të lartë për pagesën e kontributeve

Të vetëpunësuarit në bujqësi kanë treguar interes të lartë, për pagesën e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të siguruar një pension pleqërie. Specialisti Riza Ashimi bën me dije se masa e kontributit varet nga vendbanimi i të vetëpunësuarve.
Për periudhën janar-mars të këtij viti janë regjistruar 1780 kontribues në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Korçë ndërsa gjatë vitit që lamë pas numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi ka qenë 4365 mijë.