Sociale

Sigurojmë makinat, jo jetën

Kur bëhet fjalë për makinat shqiptarët kujdesen shumë. Bëjnë sigurimin e mjetit, një detyrim me ligj, i bëjnë shërbim  periodik, e po ashtu e lajnë në lavazh. 

Por kur vjen fjala tek jeta dhe shëndeti i tyre, kujdesi nuk është i njëjti, si në vizitat  tek mjeku  dhe analizat periodike, ashtu edhe në sigurimin e tyre. 

Sipas raportit të  Autoritet të Mbikqyrjes Fianciare (AMF) tregu i sigurimeve në vend pë 7 mujorin e parë të  këtij viti, mbetet i dominuar nga sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm.  Ndërsa sigurimi i jetës përfshin vetëm 7 persona në 100 që duhet të sigurohen, 100 pronarë automjetesh sigurojnë plot 63 mjete.

Sigurimi i shëndetit dhe jetës përbën vetëm 14 lekë në 100 lekë, të ardhurave nga detyrimi i paguar.  

Ndërkohë vihet re se sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie për këtë vit. 

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për shtatë muajt e parë të vitit 2023, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 507 milionë lekëve, një rënie me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Sa i përket tregut privat të sigurimit të shëndetit, siguruesit mendojnë se, shqiptarët nuk do të jenë të nxitur të blejnë sigurim privat. 

Shifra e  shpenzimeve prej 42 miliardë lekësh për shëndetin e tregon këtë.  Një shumë e tillë përbënte 5.4% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Horoskopi për ditën e sotme, 31 mars 2025

DashiFinanciarisht, ndikimi i qëndrueshëm i sugjeron një periudhë të favorshme për investime. Në punë, diplomacia…

14 minutes ago

Parashikimi i motit, e hënë, 31 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të…

16 minutes ago

Publikohet videoklipi i “Zjerm”, Shkodra Elektronike tregon ekskluzivisht për RTSH detajet dhe përgatitjet për Eurovizion

Kënga “Zjerm” e grupit Shkodra Elektronike “fluturon” në Eurosong 2025. Ende pa u mbyllur 24…

47 minutes ago

Moti- Dita e sotme e paqëndrueshme, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…

54 minutes ago

Programi i PS, Berisha i përgjigjet Ramës: Po na kopjoni! Do punojmë që të rikthejmë të rinjtë në Shqipëri

Një ditë pasi kryesocialisti Edi Rama prezantoi programin e për një tjetër mandat në krye…

57 minutes ago

Rama takim me diasporën në Athinë: Sot fati ynë është në dorën tonë. Me votat tuaja duam të vrapojmë në BE!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, për të takuar shqiptarët e Greqisë. Në fillim…

1 hour ago