Silvinho pranon eksperimentet: Broja na jep zgjidhje të reja, skema e re më pëlqeu

Miqësorja e dytë e muajit mars ka qenë një shans i mirë për Silvinjon për të eksperimentuar me skemën dhe formacionin.

Për mikrofonët e gazetarëve pas ndeshjes braziliani pranoi se ishte disi i mërzitur pasi Shqipëria nuk mori atë çfarë meritonte nga transferta suedeze.

Ankthi i ftesave – “Lojtarët janë pak në ankth është normale sepse vetëm 23 prej tyre do shkojnë në Europian. Kemi bërë ndeshje shumë të mira në kualifikuese aty e treguam veten”.

Mbi finalet e Euro 2024 – “Sigurisht që nuk kemi frikë sepse ne jemi kualifikuar për në Europian me meritë”.

Ndryshimi i formacionit – “Patjetër që provuam diçka ndryshe për të rritur te porta e te goli, patëm shpejtësinë e Brojës dhe një penallti të mohuar. Është e vështirë të luash pa VAR, por sigurisht që patëm shpejtësinë dhe lojën e Brojës. Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, vetëm me Moldavinë nuk ishte pasi ishte i dëmtuar, por në ndeshjet e tjera ka qenë gjithmonë me ne dhe ka marrë minutat e tij”.

Optimist – “Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk çfarë t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër si gjithmonë. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra kam trishtim vetëm për rezultatin”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.