Silvinjo, asnjë eksperiment me formacionin anti-Moldavi
Sot, në orën 18:00, Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë në transfertë, përballje e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve të kampionatit europian. Sylvinho kërkon një sforco të fundit nga të tijët, për ta mbyllur këtë fushatë eleminatore në mënyrën më të mirë. Tekniku brazilian nuk kërkon të bëjë asnjë eksperiment, sistem i njëjtë loje, agresiv përpara porte, e të gjithë lojtarët që fituan ndeshjen e fundit ndaj Republikës Ceke, do të jenë po ata që do të vendosin fatet e Shqipërisë ndaj Moldavisë.
Tekniku e ka zgjedhjen e bërë në portë, ku Berishën nuk e shqetëson asgjë për tu vendosur mes shtyllave. Gjimshiti e Ismailaj do të vendosen përpara mbrotjes, me mbrojtësin e Empolit që rikthehet në prapavijë pas mungesës së Ajetit. Mitaj e Hysaj janë bërë padronët e krahut, ndërsa qendra e mesfushës do të ketë lojtarët e saj të besuar, Asllanin e Ramadanin. Të dy garantojnë finesë e vertikalizim e janë të aftë të sulmojnë hapësirat mes linjave.
Për ti shtuar dozën sulmuese, një reparti që ka marrë një fytyre ndryshe. Seferi në krahun e majtë dhe Asani në të djathtën do të mbështesin sulmuesin e vetëm Sokol Cikalleshin. Natyrisht ka edhe pak orë për të vendosur detajet e fundit, por Sylvinho tregon qartë se nuk dëshiron aspak të luajë me zjarrin…