Categories: LajmeSportFutboll

Silvinjo, asnjë eksperiment me formacionin anti-Moldavi

Sot, në orën 18:00, Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë në transfertë, përballje e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve të kampionatit europian. Sylvinho kërkon një sforco të fundit nga të tijët, për ta mbyllur këtë fushatë eleminatore në mënyrën më të mirë. Tekniku brazilian nuk kërkon të bëjë asnjë eksperiment, sistem i njëjtë loje, agresiv përpara porte, e të gjithë lojtarët që fituan ndeshjen e fundit ndaj Republikës Ceke, do të jenë po ata që do të vendosin fatet e Shqipërisë ndaj Moldavisë.

Tekniku e ka zgjedhjen e bërë në portë, ku Berishën nuk e shqetëson asgjë për tu vendosur mes shtyllave. Gjimshiti e Ismailaj do të vendosen përpara mbrotjes, me mbrojtësin e Empolit që rikthehet në prapavijë pas mungesës së Ajetit. Mitaj e Hysaj janë bërë padronët e krahut, ndërsa qendra e mesfushës do të ketë lojtarët e saj të besuar, Asllanin e Ramadanin. Të dy garantojnë finesë e vertikalizim e janë të aftë të sulmojnë hapësirat mes linjave.

Për ti shtuar dozën sulmuese, një reparti që ka marrë një fytyre ndryshe. Seferi në krahun e majtë dhe Asani në të djathtën do të mbështesin sulmuesin e vetëm Sokol Cikalleshin. Natyrisht ka edhe pak orë për të vendosur detajet e fundit, por Sylvinho tregon qartë se nuk dëshiron aspak të luajë me zjarrin…

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Silvinjo përpara Anglisë: Të përqendruar, jemi përgatitur

Kombëtarja shqiptare luan sot ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në…

3 hours ago

Kosova fiton duelin e parë me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore 2-1 në ndeshjen e parë play off të…

3 hours ago

Gjermania përmbys Italinë, Spanja barazon me Holandën, Kroacia “leksion” Francës

Italia bie në “San Siro”, 1-2 përballë Gjermanisë në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

3 hours ago

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

1 day ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

1 day ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

1 day ago