Silvinjo: Ëndërrojmë të shkojmë në Botëror, ja pse mungon Seferi

Silvinjo

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka folur për mediat në prag të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit, kundër Anglisë dhe Andorrës.

“Kemi dy ndeshje shumë të vështira, por shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Anglia, është një nga kombëtaret më të forta në botë, me lojtarë shumë të mirë. Me trajner të ri, që është shumë i motivuar në debutim. Ne duhet të përgatitemi mirë dhe shumë. Me shqetësojnë si Anglia edhe Andorra, dy ndeshje të ndryshme por shumë të rëndësishme për ne. Mitaj, Bare, Hysaj dhe Daku do të mungojnë në këto ndeshje për shkak dëmtimesh”, ka thënë mes të tjerash Silvinjo.

Pse mungon Seferi? Kemi shumë lojtarë në krah të majtë (Hoxha, Muçi, Bajrami). Seferi është një lojtar shumë i mirë, që jep gjithçka në fushë. Ëndërrojmë që të shkojmë në Botëror. Seferi nuk është sot por mund të jetë nesër. Kombëtarja ka nevojë për të gjithë”, ka thënë Silvinjo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.