Silvinjo: I kënaqur me barazimin, nuk më pëlqyen minutat e para

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar barazimin 0-0 të arritur në “Air Albania” përballë Çekisë në raundin e pestë të Ligës së Kombeve. “Çekia është një skuadër e fortë, shumë e vështirë ndaj tyre. Janë fizik dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer vetëm 20-25 minutat e para, por jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi”.

“Kemi bërë ndryshime në krahasim me ndeshjen në Pragë. Nëse do luanim si atje, me siguri do humbisnim. Jemi përshtatur, por është shumë e vështirë me një skuadër që ka lojtarë me një fizik të tillë”.

Mundësitë për vendin e parë – “Është një grup shumë i vështirë, nuk është e thjeshtë të përgjigjem. Është i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Kemi avantazhin që luajmë në shtëpi”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.