Silvinjo, i kënaqur me fitoren: Japim gjithmonë maksimumin
Shqipëria vazhdon të dhurojë emocione pozitive, e bën këtë dhe në ndeshjen me Bullgarinë, pavarësisht se ishte vetëm një miqësore: lojë dhe rezultat. Si gjithmonë, nuk ka munguar dhe komenti i trajnerit kuqezi, Silvinjo për fitoren 2-0 ndaj bullgarëve.
“Kemi një skuadër që jep gjithçka në fushën e lojës, ndeshje zyrtare apo miqësore, nuk ka rëndësi, japim gjithmonë maksimumin. Ishte kjo një përgjigje nga lojtarët e stolit? Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Kemi 23 lojtarë, të gjithë janë të mirë. Është një shenjë që kemi lojtarë të fortë si në fushë, ashtu dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë në të njëjtin nivel, pavarësisht se ku janë, luajnë apo qëndrojnë në stol”.
“Pesë fitore radhazi? Kjo do të thotë shumë, është meritë e të gjithë lojtarëve, kanë dhënë mksimumin në fushën e lojës. Kemi bërë diçka fantastike deri tani, është meritë e tyre, por nuk ka mbaruar asgjë”.
“Ne kemi lojtarë që ndryshojnë pozicionin. E kuptoj që ndoshta duhet të mbajmë më shumë topin, por kemi lojtarë të fortë në tranzicion, si Muçi që mer topin godet dhe shënon. Edhe Laçi, kjo do të thotë se kemi lojtarë shumë të fortë edhe në stol, të gjithë janë në të njëjtin nivel”.
“Jam shumë i kënaqur për tifozët, për të gjithë ata që na ndjekin, por asgjë nuk ka mbaruar dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.